← Shfleto

Gani Mjekiqi

Magjistër i shkencave të teknologjisë

Lindi më 1956 në Shipitullë të Prishtinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Teknike) e kreu në Prishtinë. Fakultetin Teknik –Dega e Metalurgjisë e kreu në Prishtinë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë-Metalurgjisë në Beograd, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1984 me temen “?“(sr). Mr. Gani Mjekiqi punoi prej fillimit në Fabrikën e Llamarinës së Zinkuar të Vushtrrisë si drejtues i kontrollit të prodhimit. Specializimin e bëri në Paris. Më 1986 është zgjedhur bashkëpunëtor i jashtëm (asistent) në Fakultetin Teknik të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.