Gani Maliqi
Doktor i shkencave të gjeologjisë
Lindi më 7 nëntor të vitit 1966 në Kutllovc të Mitrovicës. Shkollën fillore e kreu në Tunel të Parë, kurse Gjimnazin e kreu në Mitrovicë ku e kreu edhe Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë dhe diplomoi më 1990. Studimet pasuniversitare i bëri në Universitetin Politeknik Fakulteti Gjeologji-Miniera në Tiranë ku edhe ka magjistruar në (04.06.2000), me temën: ”NDËRTIMI GJEOLOGJIK I RAJONIT TË TREPÇES”. Mr. Gani Maliqi e vazhdoi punën shkencore dhe doktoroi në Fakultetin Gjeologji-Miniera në Tiranë qershor 2001 me temën: ”NDËRTIMI GJEOLOGJIK E STRUKTUROR I RAJONIT TË TREPÇES”. Dr. Gani Maliqi së pari punoi si bashkëpunëtor i jashtëm në Fakultetin e Xehetarisë dhe Metalurgjisë në Mitrovicë, ku më 1997 zgjidhet asistent mandej ligjërues i lëndëve: Bazat e Gjeologjisë, Paleontologjisë dhe Gjeologji historike ku edhe punon. Dr. G. Maliqi ka 2 punime shkencore të botuara dhe temën e doktoratës. Ka Marrë pjesë në disa konferenca dhe simpoziume në vend dhe jashtë vendit. Ka specializuar në Slloveni dhe në Shqipëri.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.