← Shfleto

Gani Luboteni

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1927 në Prizren. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmern (Normalën) në Gjakovë. Fakultetin Filozofik-Dega e Albanologjisë e kreu në Beograd më 1953. Pas një përvoje të gjatë pune arsimore doktoroi në Fakultetin Filozofik të Zagrebit në korrik të vitit 1980 me temën: ”FORMAT E PROZËS TË LETËRSISË POPULLORE SHQIPTARE DHE ASPEKTI TEORIKO-LETRAR I SAJ”(kr). Dr. Gani Luboteni së pari punoi si mësues në rrethin e Prizrenit dhe në Prizren, në gjimnaz si porfesor i gjuhës shqipe. Më vonë kaloi në Entin Krahinor për Përparimin e Shkollave në Prishtinë e më 1960 u zgjodh asistent i teorisë së letërsisë në Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe - të Prishtinës, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në Fakultetin e Filologjisë. Ka qenë shef i Katedrës dhe dekan i këtij fakulteti të Prishtinës. Ka të botuara 11 libra, tekste për të gjitha nivelet e shkollimit edhe ati universitarë, ka 21 punime recensione e kritika letrare dhe 18 libra të përkthyera nga serbishtja në shqipe. Jeton në Prishtinë si pensionist.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.