Gani Llalloshi
Magjistër i artit – figurativ
Lindi më 1965 në Prishtinë. Shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Arteve e kreu në Prishtinë më 1989. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Arteve të Lubjanës, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1991 me temë të lirë. Po në këtë fakultet i kreu edhe dy specializime: Pikturë (1991) dhe Grafikë (1993). Mr. Gani Llalloshi jeton dhe punon në Lubjanë. Ka organizuar ekspozita individuale në Lubjanë dhe në qendra të tjera të Sllovenisë, kurse ekspozita kolektive ka organizuar në Prishtinë dhe në Slloveni. Ka marrë disa shpërblime (4) nga Prishtina dhe Lubjana.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.