← Shfleto

Gani Latifi

Magjistër i shkencave teknike – elektroteknikës

Lindi në tetor të vitit 1959 në Mitrovicë. Shkollën fillore dhe të mesmën i kreu në vendlindje. Fakultetin Teknik-Dega e Elektroteknikës - e kreu në Prishtinë më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Elektroteknikës të Zagrebit, kurse magjistroi në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës në qershor të vitit 1994 me temën: ”LARGUESIT METAL-OKSID TË MBITENSIONIT DHE APLIKIMI I TYRE NË MBROJTJEN NGA MBITENSIONET NË STABILIMENTËT 400 KV ME VËSHTRIM TË POSAÇËM NË MBROJTJEN E TC “KOSOVA B”. Mr. Gani Latifi që nga viti 1983 punon në Fakultetin Teknik-Dega e Elektroteknikes në Prishtinë si asistent i Mjeteve elektrike, i teknikës së tensioneve të larta dhe Teknologjisë së materialit elektrik. Ka të botuara 3 punime shkencore, 1 tekst universitar. Aktualisht është ligjërues në Fakultetin e Elektroteknikës të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.