Gani Jashari
Doktor i shkencve të natyrës – fizikës
Lindi më 1952 në Medvegjë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalën) në Prishtinë, ku e kreu edhe FSHMN-Dega e Fizikës më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Fizikës Atomike dhe Nukleare në Zagreb, magjistrua në maj të vitit 1982 me temën: ”VETITË TOPOLOGJIKE TË DISA STRUKTURAVE BEZAZEOIDE”(kr). Mr. Gani Jashari doktoroi në të njëjtin fakultet në Zagreb, në qershor të vitit 1984 me temën: ”TEORIA SPEKTRALE E LARGËSISË NË MATRICA MOLEKULARE”(kr). Dr. Gani Jashari së pari filloi të punoi asistent i fizikës atomike në Katedrën e Fizikës të FSHMN në Prishtinë ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në këtë fakultet. Dr. Gani Jashari i pari e hapi shkollën e mesme shqipe në vitin shkollor 1978/79 në Medvegjë. Dr. G. Jashari i ka të botuara 35 punime shkencore edhe jasht vendit, 1 tekst të fizikës për shkollë fillore, 11 për shkolla të mesme, 2 tekste universitare dhe 2 dispensa, 1 tekst të përkthyer nga kroatishtja në shqip. Ka qenë kryetar i Komitetit Komunal të LKJ të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.