Gani Grajçevci
Magjistër i shkencave të teknologjisë
Lindi më 1950 në Hade të Obiliqit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Teknike) në Prishtinë. Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë e kreu në Mitrovicë më 1978. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë në Beograd ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1983 me temën: ”PËRGATITJA E XEHEVE TË NIKELIT DHE E KONCENTRATIT NË ASPEKTIN E ARRIJTJES SË REZULTATEVE OPTIMALE NË FËRGIM NË FURRAT RROTULLUESE”(sr). Mr. Gani Grajçevci punën e filloi në Institutin”Inkos” të Elektroekonomisë së Kosovës. Ka ligjëruar lëndën: Energjetika në furrat metalurgjike në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë. Ka të botuara 16 punime shkencore dhe të hartuar disertacioni. Vdiq në fatkeqësi komunikacioni në udhëtim zyrtar në Nish më 1978.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.