← Shfleto

Gani Gashi

Magjistër i artit – grafikës

Lindi në shkurt të vitit 1944 në Mramuer të Prishtinës. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në Prishtinë ku e kreu edhe Fakultetin e Arteve-Drejtimi Grafikë më 1981. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë, ku edhe magjistroi në mars të vitit 1999 me temën: ”NJERIU NË KOHË DHE HAPËSIRË”. Mr. Gani Gashi ka marrë pjesë në disa ekspozita kolektive të fushës së Grafikës. Gjithashtu ka organizuar ekspozita personale. Jeton dhe punon në Prishtinë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.