← Shfleto

Gani Dragusha

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në mars të vitit 1949 në Bërnicë të Epërme të Prishtinës. Shkollën fillore dhe të mesmen (të mjekësisë) e kreu në Prishtinë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1984. Specializimin e beri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit, kurse doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1989 me temën: ”VEÇORITË E VESEVE TË FITUARA TË ZEMRËS NGA ASPEKTI I NJOHJES BASHKËKOHORTE TË ULTRATINGULLIT”. Dr. Gani Dragusha e kreu edhe një specializim për kardiolog dhe ekokardiolog i bëri në Holandë e Gjermani. Gjithë kohën punon në Klinikën Interne të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës, ku zgjidhet asistent dhe arriti deri te docent i kardiologjisë në këtë fakultet. Ka marrë pjesë në simpoziume e kongrese dhe ka të botuara 59 punime profesionale, e 59 punime shkencore si autor-koautor dhe 3 tekste universitare.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.