Gani Banjska
Doktor i shkencave bioteknike
Lindi më 1936 në Vushtrri. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse gjimnazin në Mitrovicë. Fakultetin e Bujqësisë e kreu në (Zemun) Beograd më 1962. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Bujqësisë të Zagrebit, ku edhe magjistroi në korrik të vitit 1974 me temën: ”KONTRIBUT STUDIMIT TË HAPËSIRËS VEGJETATIVE LIDHJES OPTIMALE TË MISRIT HIBRID TË GRUPIT 300, 4OO DHE 500 NË SMONICAT E KOSOVËS“(kr). Mr. Gani Banjska doktoroi në të njëjtin fakultet të Zagrebit, në korrik të vitit 1976 me temën: “ PËRBËRJA BOTANIKE DHE KUALITETI I JONXHËS SË VJETËRSISË SË NDRYSHME NË TERITORIN E KSA TË KOSOVËS“(kr). Dr. Gani Banjska së pari punoi si mësimdhënës-prof. i Gjimnazit në Mitrovicës, asistent-ligjërues në SHLB të Prishtinës, në Institutin për Ekonomi dhe zhvillim-inxhinjering të Fushë Kosovës, mandej ligjërues i lëndës Bimët furaxhere ku arrit deri në prof. ordinar i kësaj lënde në Fakultetin e Bujqësisë të Prishtinës, ku ka qenë edhe prodekan. Ka specializua në Danimarkë, ka disa punime shkencore të botuara dhe tekste për shkolla të mesme dhe një tekst universitar për bimët furaxhere, Dr. G.Banjska vdiq në Prishtinë më 2005.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.