← Shfleto

Gani Bajraktari

Doktor i shkencave të mjekësisë

Lindi në dhjetor të vitit 1964 në Klinë të Epërme të Skenderajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, teknikën (Laborant i kimisë) e kreu në Skenderaj. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1990. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë të Zagrebit ku edhe magjistroi në tetor të vitit 2000 me temën: ”DETEKTIMI I ISKEMISË MIOKARDIALE NËPËRMJET STRESIT ME DOBUTAMINË TË VLERËSUAR ME NDRYSHIMET NË DOPLERIN PULSATIV TRANSMITAR”(kr). Mr. Gani Bajraktari e vazhdoi punën shkencore dhe doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 2002 me temën: ”FUNKSIONI DIASTOLIK I VENTRIKULIT TË MAJTË TE TË SËMURIT ME DIABETES MELLITUS JOINSULINOVATËS “ Dr. Gani Bajraktari së pari u zgjodh asistent i Mjekësisë Interne në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Ka të botuara 20 punime shkencore dhe 2 tekste universitare.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.