← Shfleto

Gani Bajraktari

Magjistër i artit – skulpturës

Lindi më 1949 në Rudicë të Klinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Klinë dhe Pejë. Fakultetin e Arteve-Drejtimi skulpturës, e kreu në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniversitare i kreu në Fakultetin e Arteve në Beograd, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1981 me temë të lirë. Mr. Gani Bajraktari punoi si prof. i artit në Klinë dhe Pejë. Organizoi disa ekspozita personale në Kosovë ka marrë pjesë në 10 ekspozita kolektive në Kosovë dhe jashtë saj. Ka 3 shpërblime për skulpturë në Kosovë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.