← Shfleto

Fuat Rizvanolli

Doktor i shkencave të natyres – matematikës

Lindi në gusht të vitit 1932 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin e SHMN – Dega e Matematikës e kreu në Beograd më 1961. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Beograd ku edhe magjistroi në shtator të vitit 1967 me temën: ” KARAKTERI OPTIMAL I TESTIT SEKUENCIAL TË HERËSIT TË PROBALITETEVE”(sr). Mr. Fuat Rizvanolli doktoroi në FSHMN të Beogradit në qershor të vitit 1982 me temën: ” METODAT E HAPËSIRAVE TË HILBERT-it TË BËRTHAMAVE REPRODUKUESE NË SHQYRTIMIN E MULTIPLICITETIT SPEKTRAL TË PROCESIT TË RASTIT” (sr). Dr. Fuat Rizvanolli më 1962 u pranua asistent i matematikës në Fakultetin Ekonomiko-Juridik të Prishtinës. Pas ndarjes së këtyre fakulteteve Fuati punoi gjithë kohën në Fakultetin Ekonomik ku arriti deri te prof. ordinar i matematikës në këtë fakultet. Dr. F.Rizvanolli ka të botuara disa punime shkencore dhe ka marrë pjesë në Kongresin VII të Matematianëve të Ballkanit në Athinë. Ka të përkthyera 3 tekste nga serbishtja për nxënës e studentë dhe është koautor i tekstit Matematika për ekonomistë, ka qenë edhe dekan i Fakultetit Ekonomik të Prishtinës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.