← Shfleto

Frang Bardhi

Magjistër i filologjisë – leksikografisë

Lindi më 1606 në Kallmet të Zadrimes. Mësimet fillestare dhe të mesmet i kreu në Zadrime, kurse studioi në Kolegjin e Loretos dhe në atë të Propoganda de Fide në Romë. Pas studimeve u emërua peshkop në Sopë. Si peshkop aty zhvilloi një aktivitet politik e letrar dhe u mor me përkthime të veprave fetare nga gjuha latine e italiane në shqipe. Mr. Frang Bardhi njihet si Leksikografi i parë Shqiptar, si historian, polemist, folklorist dhe etnograf. Mr. Frang Bardhi ra në konflikt me shumë peshkop të huaj që shërbenin në Shqipërinë e Veriut. Në fund shkroi edhe një apologji kushtuar Heroit Legjendar Skënderbeut (Gjergj Kastriotit) më 1636 e botuar në Venedik. Frang Bardhi vdiq në Shkodër më 1643.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.