Fotaq Diamanti
Doktor i shkencave të gjeologjisë – gjeolog
Lindi në shtator të vitit 1936 në Libohovë të Gjirokastrës. Mësimet e para i mori në vendlindje, Politeknikumin në Tiranë ku e kreu edhe Fakultetin e Inxhinierisë-Dega e Gjeologjisë. Më 1981 kreu pjesën e parë të doktorates, kurse më 1993 në Tiranë doktoroi me temën: ” POTENCIALI HIDROKARBUR I SHQIPËRISË NË KONTEKSTIN GJEOLOGO-GJEOKIMIK”. Dr. Fotaq Diamanti së pari punoi si teknik gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike Naftë-Gaz-Bitumin të Vlorës, mandej bashkëpuntor tekniko-shkencor në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave në Tiranë. Ka qenë përgjegjës i Katedrës së Gjeologjisë së Naftës dhe të hidrogjenologjisë, dhe dekan fakulteti, mandej president i Korporatës Shqiptare të Naftës e Gazit-Albpetrol. Është autor i disa teksteve universitare, ka 6 monografi, 22 raporte-projekte, 32 artikuj shkencorë në vend dhe 5 artikuj të botuat jashtë vendit. Ka marrë pjesë në simpoziume me kumtesa. Është dekoruar me “Medalje Pune”, Urdhri “N.Frashëri” kl. III.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.