← Shfleto

Florentina Xhelili-Krasniqi

Magjistër e shkencave të ekonimisë

Lindi në gusht të vitit 1958 në Shtime. Shkollën fillore dhe të mesmen (Ekonomike) i kreu në Prishtinë. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1988. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet ku edhe magjistroi në Prishtinë në nëntor të vitit 1997 me temën:”NDËRVARSHMËRIA MIDIS REVOLUCIONIT SHKENCOR-TEKNOLOGJIK DHE PUNËSIMIT NË EKONOMINË E TREGUT”. Mr. Florentina Xhelili-Krasniqi së pari punoi si ekonomiste në Sekretariatin Krahinor për Komunikacion dhe të Lidhjes në Prishtinë, mandej më 1991 u zgjodh asistente e lëndës Planifikimi dhe politika aferiste e ndërmarrjes, Makroekonomia, Kërkimet Operacionale dhe Sistemet Ekonomike bashkëkohore. Në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës punon që nga viti 1991 e këndej.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.