← Shfleto

Florent Dobroshi

Doktor i kimisë inxhinjerike

Lindi në maj të vitit 1961 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në Mitrovicë, ku e kreu edhe Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë më 1986. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë-Drejtimi i Kimisë Inxhinierike në Zagreb ku i kreu të gjitha obligimet po për shkaqe të Luftës në ish Jugosllavi, Florenti punën shkencore e vazhdoi në FSHM-Katedra e Kimisë Inxhinierike në Tiranë ku edhe doktoroi në qershor të vitit 1997 me temën: ”ELEKTROLIZA ME ELEKTRODA PLANE TE FIKSUESIT DHE ZHVILLUESIT TË SOLUCIONEVE FOTOGRAFIKE“. Dr. Florent Dobroshi më 1986 punësohet si Inxhinier i mbikëqyrjes në Fabrikën e Akumulatorëve të Mitrovicës, më pastaj ishte edhe drejtor i Repartit. Më 1997 zgjidhet asistent për lëndën Teknonologjia e Kimisë organike në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë të Mitrovicës, ku tash është docent i lëndës Teknologjia e Kimisë Inorganike. Ka të botuara 9 punime profesionale dhe 2 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.