← Shfleto

Floran Vila

Doktor i shkencave të natyrës – fizikës

Lindi në tetor të vitit 1942 në Tiranë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje, ku e kreu edhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega Fizikë më 1964. Studimet pasuniversitare i bëri në këtë fakultet më 1974 mandej ka doktoruar në Fakultetin e Shkencave të Natyrës në Tiranë në nëntor të vitit 1980 me temën: ” STUDIM MBI SHFAQJEN E ELEKTRICITETIT STATIK NË INDUSTRINË E TEKSTILIT DHE MENJANIMI I TIJ ME ANËN E JONIZIMIT TË AJRIT”. Dr. Floran Vila më 30.06.1981 Komisioni i lartë i Atestimit i dha gradën “Kandidat i Shkencave” kurse më 1993 ju vërtetua me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 351 të datës 30.06.1993. Dr. Floran Vila u zgjodh asistent i Fizikës së përgjithshme në Katedrën e Fizikës të Fakultetit të Shkencave të Natyrës të Tiranës. Ka 10 punime profesionale, 15 punime shkencore, 2 tekste për shkolla të mesme dhe 3 tekste universitare. Ka edhe punime të botuara në Francë e Itali. Ka marrë pjesë në tubime shkencore në vend dhe jashtë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.