Flamur Hadri
Doktor i shkencave të historisë
Lindi me 1955 në Pejë. Shkollën fillore të mesmen dhe Fakultetin Filozofik-Dega e Historisë - i kreu në Prishtinë më 1976. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1979 me temën: ”GJERGJ KASTRIOTI SKENDËRBEU NË HISTORIOGRAFINË SERBE”. Mr. Flamur Hadri doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1980 me temën: ”GJERGJ KASTRIOTI-SKENDËRBEU DHE EPOKA E TIJ NË HISTORIOGRAFINË SHQIPTARE”. Dr. Flamur Hadri punën e filloi në Institutin Albanologjik Dega Histori si bashkëpunëtor i lartë shkencor. Ka të botuara 12 punime shkencore dhe u mor me shkrime, por vdekja e rrëmbeu herët. Vdiq më 1999.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.