← Shfleto

Fiqiri Bakalli

Doktor i shkencave të gjeologjisë – gjeolog

Lindi në qershor të vitit 1937 në Tiranë, shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Studimet e larta i filloi në Institutin e Minierave të Sankt-Petersburg (Rusi) dhe i përfundoi në Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave të Tiranës më 1962. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1995 me temën: ” MINERALIZIMET SULFURE TË TIPIT FORMACIONAL GJENETIK VULLKANOGJEN”. Dr. Fiqri Bakalli së pari punoi si gjeolog në Ndërmarrjen Gjeologjike të Rubikut, mandej në Drejtorinë e Përgjithshme të Gjeologjisë në Ministri, si specialist në Komitetin e Shkencës dhe të Teknologjisë, drejtor i Departamentit të Programeve-Projekteve në Ministrinë e Arsimit. Ka zhvilluar veprimtari kërkimore-shkencore për zbulimin e vendburimit të metaleve-bakrit. Rezultatet e kërkimeve i ka paraqitur si autor. Është bashkautor i disa studimeve e hartave gjeologjike. Është dekoruar me “Medalje Pune”, “Çmimin e Republikës” të shkallës I. Dhe me “Urdhër Pune” të kl. II.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.