← Shfleto

Filip Lubonja

Doktor i shkencave të natyrës – kimisë

Lindi në shtator të vitit 1946 në Korçë, ku e kreu shkollën fillore dhe të mesmen. Fakulteti e Shkencave të Natyrës –Dega e Kimisë Industriale e kreu në Tiranë më 1968. U doktorua po në këtë fakultet në Kiminë Industriale në dhjetor të vitit 1986 me temën:” STUDIME KIMIKO – ANALITIKE I PËRBËRJES SË DEPOZITIMIT TOKSIK TË MALIQIT”. Dr. Filip Lubonja së pari u zgjodh asistent (1970) pastaj ligjërues i kimisë analitike në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, më 1987 ligjërues e prof. i asocuar. U specializua në Francë. I ka 3 punime profesionale, 4 punime shkencore, 3 tekste universitare dhe 3 libra të ndryshme 1 si autor e 2 koautor. Tash është Prof ordinar i lëndës Kimia analitike i Universitetit të Tiranës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.