Fikret Ahmedi
Doktor i shkencave teknike – ndertimtarisë
Lindi më 1943 në Preshevë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (normalen) në Shkup. Fakultetin e ndërtimtarisë e filloi në Shkup dhe e kreu në Lubjanë më 1969. Fikret Ahmedi pas një përvoje të gjatë në profesionin e vet doktoroi në Fakultetin e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës të Prishtinës në shkurt të vitit 1987 me temën:” PËRCAKTIMI I LARTËSISË MAKSIMALE TË PALOSJEVE TË LINJITIT NË BASENIN E THËNGJILLIT TË KOSOVËS NË BAZË TË VEÇORIVE REALOGJIKE TË BAZËS DHE TË MATERIALIT TË DJERRINËS”. Dr. Fikret Ahmedi në fillim punoi si inxh. i ndërtimtarisë e më 1970 u zgjodh asistent i Mekanikës të të dhënave ( trollit) në Fakultetin Teknik-Dega e Ndërtimtarisë në Prishtinë dhe arriti deri në prof. ordinar në këtë fakultet. Dr. F. Ahmedi ka qenë në specializim në Rumuni dhe Poloni dhe është autor i shumë projekteve të fundamenteve të objekteve industriale në Kosovë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.