← Shfleto

Feti Mehdiu

Doktor i shkencave të filolgjisë

Lindi më 1944 në Zajaz të Kërçovës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Medresenë) në Prishtinë. Fakultetin e Filologjisë-Dega e Orientalistikës - e kreu në Beograd më 1971, ku i mbaroi edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në qershor të vitit 1977 me temën: ”PËRKTHIMI I KURANIT NË SËRBOKRATISHTE”(sr). Mr. Feti Mehdiu doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në mars të vitit 1990 me temën: ”PËRKTHIMET E LETËRSISË ARABE NË GJUHËN SHQIPE”. Dr. Feti Mehdiu së pari punoi si bashkëpunëtor profesional i Orientalistikës në Institutin e Historisë të Kosovës në Prishtinë, mandej u zgjodh asistent i gjuhës arabe në Degën e Orientalistikës në Fakultetin Filozofik të Prishtinës ku arriti deri te prof. ordinar i Gjuhës Arabe në këtë fakultet. Dr. Feti Mehdiu është anëtar i Akademisë së Shkencave Arabe në Damask (Siri), anëtar i Shoqatës për Hulumtime Kuranore dhe Hadithe në Kajro dhe anëtar i Shoqatës së Orientalistikës të Kosovës në Prishtinë. Ka 22 botime të veçanta, 286 njësi bibliografike të botuara, 11 tekste të përkthyera kryesisht nga arabishtja në shqipe dhe anasjelltas.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.