Fetah Reçica
Doktor i shkencave të ekonomisë
Lindi në prill të vitit 1949 në Llugaxhi të Lipjanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, atë Ekonomike e kreu në Lipjan. Fakultetin Ekonomik e kreu në Prishtinë më 1983, ka qenë bursist i Universitetit të Prishtinës. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Ekonomik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në janar të vitit 1986 me temën: ”INFRASTRUKTURA KOMUNALE NË KSA TË KOSOVËS”(kr). Mr. Fetah Reçica doktoroi në Fakultetin Ekonomik të Prishtinës në qershor të vitit 2004 me temën: ”KOMUNIKACIONI SI FAKTOR I ZHVILLIMIT EKONOMIK TË KOSOVËS”. Dr. Fatah Reçica së pari punoi si mësimdhënës në Shkollën Ekonomike në Prishtinë, mandej në Odën Ekonomike të Kosovës, kurse tash punon në Fakultetin e Biznesit në Pejë si ligjërues i lëndës Bazat e menaxhmentit dhe mikroekonomia.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.