Fetah Jagxhiu
Doktor i shkencave teknike – ndertimtarisë
Lindi më 1937 në Prizren. Shkollën fillore dhe të mesmen (Gjimnazin) e kreu në vendlindje. Fakultetin e Ndërtimtarisë e kreu në Zagreb më 1963. Po këtu i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Zagreb në mars të vitit 1970 me temën: ”KOMPONENTËT E SFORCIMEVE NË MBËSHTETËSET E TRARIT TË PARANGARKUAR”(kr). Mr. Fetah Jagxhiu doktoroi në Fakultetin Teknik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1982 me temën: ”KONTRIBUT ANALIZËS SË MODELIT TË PËRGJITHSHËM REOLOGJIK PËR MATERIALET AKTUALE ME VETI TË VJETRIMIT QË PËRDOROHËN NË KONSTRUKSIONET E NDËRTIMIT”. Dr. Fetah Jagxhiu prej fillimit punoi në SHLT të Prishtinës, e prej themelimit të Fakultetit Teknik punoi në Degën e Ndërtimtarisë dhe të Arkitekturës në Prishtinë, si ligjërues i lëndës Rezistenca e materialit I dhe II, dhe arriti deri te prof. ordinar i këtyre lëndëve. Ka qenë shef Katedre, prodekan dhe dekan i Fakultetit Teknik të Prishtinës. Ka të botuara 24 punime profesionale, 12 punime shkencore, 2 dispensa, 7 tekste universitare dhe ka udhëhequr shumë projekte.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.