← Shfleto

Ferit Rrustemi

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1947 në Tetovë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin Filozofik – Dega Gjuhë dhe Letërsi Angleze - e kreu në Shkup më 1971. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik – Dega e Anglistikes - në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1977 me temën: ”ELEMENTET ANGLEZE NË GJUHEN MAQEDONE” (kr). Mr. Ferit Rustemi doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinë në prill të vitit 2006 me temën: ”PLANIFIKIMI DHE ZHVILLIMI I GJUHËVE-STANDARDIZIMI I SHQIPES”. Dr. Ferit Rustemi së pari punoi si profesor i gjuhës angleze në Ferizaj e Tetovë, më 1974 u zgjodh asistent i gjuhës angleze në Katedrën e gjuhës angleze të Prishtinës. Më 1983 u zgjodh ligjërues i historisë së gjuhës angleze në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës. Ishte në specializim në SHBA.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.