← Shfleto

Ferit Koçani

Doktor i shkencave të mjekësisë – stomatologjisë

Lindi në dhjetor të vitit 1956 në Pejë. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (të Mjekësisë) e kreu në Prishtinë. Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Stomatologjisë e kreu në Prishtinë më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1989 me temën: ”VLERËSIMI ME SCANNING ELECTRON MICROSCOP I PASTRISË SË KANALIT PAS INSTRUMENTIMIT MANUEL, SONICAIR DHE ULTRASONIC TË KANALIT TË RRËNJËS DHE IRRIGIMIT ME NaOCL 5, 25% DHE EDITA 17% “ . Mr. Ferit Koçani doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në tetor të vitit 2004 me temën: ” SCANNING ELEKTRON MICROSCOP-IA E SMEAR LAYER ZONËS PAS IRIGIMIT DHE OBTURIMIT TË KANALIT TË RRËNJËS” . Dr. Ferit Koçani punën e filloi si asistent i stomatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Stomatologjisë - të Prishtinës, ku edhe punon. Ka marrë pjesë në disa kongrese e simpoziume dhe ka të botuara 37 punime profesionale si autor-koautor.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.