Feriale Perjuci
Magjistër i shkencave të mjekësisë – stomatologjisë
Lindi në shkurt të vitit 1958 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen (të Mjekësisë) i kreu në Prishtinë. Aty e kreu edhe Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Stomatologjisë - më 1983. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet. ku edhe magjistroi në Prishtinë në shkurt të vitit 1995 me temën: ”EVOLUIMI KLINIK DHE EPIDEMIOLOGJIK I PERIKARONITIT TË BANORËT E PRISHTINËS”. Mr. Feriale Perjuci së pari filloi të punonte si mjeke-stomatologe në Podujevë. Më 1984 kaloi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës si asistente e stomatologjisë. Në këtë fakultet ende punon. Ka të botuara 14 punime profesionale dhe 1 punim shkencor.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.