← Shfleto

Ferdinant Kurteshi

Doktor i shkencave të gjeologjisë

Lindi në dhjetor të vitit 1958 në Berat. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Gjeologjisë e të Minierave e kreu në Tiranë më 1982. Po në këtë fakultet edhe doktoroi më 1990 me temën: ” ANALIZA E BASENIT PËR DEPOZITIMET E OLIGOCEN – MIOCEN I POSHTËM, PARË NË ASPEKTIN E SEKUENCAVE DEPOZICIONALE NË ALBANIDET E JASHTME” Dr. Ferdinant Kurteshi punoi si inxh. gjeolog në Ndërmarrjen e Shpim – Kërkimit të Kuçovës, në Institutin e Naftës e të Gazit në Fier, ishte kryetar i Agjencisë Rajonale të Mjedisit të Beratit. Specialist në Institutin e Studimeve të Teknologjisë së Ndërtimit të Tiranës. Është marrë me rilevimet gjeologjike. Rezultatet i ka paraqitur në raporte dhe në 3 artikuj shkencorë të botuar.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.