Fejzullah Krasniqi
Doktor i shkencave teknike – makinerisë
Lindi në mars të vitit 1953 në Tugjec të Dardanës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Teknike) në Prishtinë. Fakultetin Teknik-Dega e Makinerisë e kreu në Prishtinë më 1977. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Makinerisë në Shkup ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1983 me temën: ”NGROHJA E QYTETIT TË PRISHTINËS DUKE SHFRYTËZUAR AVULLIN NGA TURBINAT E TC “KOSOVA” NË OBILIQ”(sr). Mr. Fejzullah Krasniqi doktoroi në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinës në nëntor të vitit 1988 me temën: ”ANALIZA DHE SINTEZA E SISTEMEVE TOPLIFIKUESE PËR KUSHTET E KSA TË KOSOVËS”(sr). Dr. Fejzullah Krasniqi së pari u punësua në Fabrikën e Pllakave të Qeramikës të Kamenicës si drejtor i Mirëmbajtjes, mandej si ligjërues në SHLT të Ferizajt, si asistent në Fakultetin Teknik-Seksioni i Makinerisë i lëndës Ngrohja dhe klimatizim, ku arriti deri te prof. ordinar i këtyre lëndëve në këtë fakultet. Ka qenë anëtar i KE të Komunës së Kamenicës, anëtar i BVI së Punës Shkencore të Kosovës, shef Katedrës së Makinerisë, prodekan dhe dekan i këtij fakulteti. Anëtar i Senatit i Universitetit të Prishtinës. Specializoi në Rusi dhe Gjermani, ka ligjëruar edhe në SHLT në Mitrovicë. Ka të botuara 7 tekste universitare dhe botime të veçanta, 5 botime interne dhe tekste shkollore dhe 44 punime shkencore.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.