← Shfleto

Fejzi Hoxha

Doktor i shkencave të mjekësis – akademik

Lindi më 1909 në Gjirokastër. Mësimet e para i mori në vendlindje, të mesmen e filloi në qytetin e lindjes dhe e kreu në Liceun Kombëtar (francez) të Korçës. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Universitetin e Bolonjes (Itali) dhe diplomoi më 1936. Doktoroi më 1976 me temën: “GUSHA ENDEMIKE NË SHQIPËRI”. Dr. Fejzi Hoxha së pari punoi si mjek patolog në Spitalin Civil, ishte edhe drejtor i këtij spitali të Tiranës. Ka qenë pedagog i Fakultetit të Mjekësisë të Institutit të Lartë Mjekësor të Tiranës. Ishte anëtar i Institutit të Shkencave dhe anëtar i Akademisë të Shkencave e Shqipërisë që nga themelimi i saj. Ka botuar disa libra të fushës e mjekësisë. Ishte deputet i Kuvendit Popullor në 8 legjislatura (1958 - 1990). Vdiq në Tiranë më 1992.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.