← Shfleto

Fehmi Shehi

Doktor i shkencave teknike – makinerisë

Të dhëna për vendlindjen dhe për shkollimin fillor nuk kemi. Dihet se Fehmi Shehi Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike e kreu në Institutin Politeknik të Harkovit (Ukrainë) më 1953. Pas diplomimit punoi si pedagog në Universitetin Shtetëror të Tiranës për lëndën: Motorët me djegie të brendshme. Më 1978 doktoroi në shkencat teknike. Dr Fehmi Shehi ka pasur detyra të ndryshme në Universitetin e Tiranës, si: shef Katedre në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Zëvendësdrejtori në Institutin Politeknik të Tiranës. Dr. F Shehi u specializua jashtë Shqipërisë: Moskë, Petërsburg, Romë, Milano, Torino, si dhe në Francë dhe Kinë. Për punën shkencore është shpërblyer me Urdhrin e Lartë “Naim Frashëri” të klasit I, Dy herë me Çmimin e “Republikës klasi I dhe II”. Dr. F.Shehi ka të botuar një tekst universitar dhe të ribotuar disa herë. Ka publikuar monografi dhe artikuj shkencorë nga lëmi i Makinerisë. Ka ligjëruar në Fakultetin e Makinerisë të Prishtinë, lëndën Turbomotorët (Motorët me djegie të brendshme) në vitet 1972-1981. Ka udhëhequr edhe disa doktorata në Kosovë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.