Fehmi Gokaj
Doktor i shkencave bujqësore – zooteknikës
Lindi më 1936 në Shkodër. Mësimet e para dhe të mesmet i bëri në vendlindje, kurse Fakultetin e Zooteknikës e kreu në Institutin e Lartë Bujqësor të Kamëzës më 1957 me sukses të shkëlqyeshëm. Pas diplomimit Fehmiu punoi në ndërmarrje të ndryshme dhe në Institutin e Zooteknikës të Shkodrës, ku ishte edhe drejtor Instituti. Ka punuar në Ministrinë e Bujqësisë dhe si punonjës shkencor në Institutin e Misrit dhe të Orizit. Ka kontribuar në rritjen e kuajve. Ka qenë Këshilltar në Institutin Shkencor të Veterinarisë. Ka gradën “Doktor i shkencave”. Ka qenë anëtar i “Buletinit të Shkencave Bujqësore” dhe kryeredaktor i “Buletinit të shkencave Zooteknike e Veterinare”. Dr. Fehmi Gokaj i ka të botuar 25 libra (tekste për shkolla të mesme dhe universitare), ka të botuara 43 punime shkencore, 3 skenarë filmash tekniko-shkencorë dhe 5 broshura dhe më se 200 artikuj të botuar në shtypin e përditshëm dhe ka dy urdhra “Për punë të shquar në Ekonominë Bujqësore”.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.