Fazli Syla
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1935 në Istog (Burim). Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Prishtinë. SHLP-Dega Gjuhë Shqipe - e kreu në Shkup. Më vonë e kreu edhe Shkollën e Dytë të Fakultetit Filozofik më 1970. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik të Zagrebit, ku edhe magjistroi në nëntor të vitit 1973 me temën: ”SHPREHJA DHE PASÇYRA E RASTEVE SOCIALE DHE KULTURORE NË POEZINË POPULLORE SHQIPTARE” (kr). Mr. Fazli Syla doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në dhjetor të vitit 1979 me temën: ”POEZIA POPULLORE E KAÇAKËVE”. Dr. Fazli Syla së pari punoi si mësues e arsimtar në vendlindje, si gazetar në Radio Prishtinë, profesor i gjuhës shqipe në Gjimnaz të Prishtinës ku ka qenë edhe drejtor. Në Bibliotekën Universitare, Sekretar i BVI-së së Arsimit e të Shkencës në Prishtinë dhe drejtor i Institutit Albanologjik të Prishtinës. Që nga viti 1978 ka ligjëruar Gjuhën Shqipe në Degën e Letërsisë Jugosllave në Fakultetin Filozofik të Prishtinës dhe arriti prof.ordinar. Ka të botuara tekste shkollore, 3 botime të veçanta dhe 20 punime e artikuj.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.