Fatos Ylli
Doktor i shkencave të natyrës – fizikës
Lindi në tetor të vitit 1952 në Tiranë. Aty kreu shkollën fillore, të mesmen dhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës-Dega Fizikë më 1977. Studioi në Grenoble (Francë) ku mori diplomen DEA. Më 23 nëntor të vitit 1981 doktoroi në ciklin III në Universitetin e Grenobles me temën: ”STUDIME ME ANË TË EFEKTIT MASSBAUER I KOMPONENTEVE NDËRMETALIKE TË TOKAVE TË RRALLA NË GJENDJE KRISTALORE DHE AMORFE”(fr). Dr. Fatos Ylli më 25 shtator 1984 mori titullin “Kandidat i Shkencave”, më 13.12. 1994 “Mjeshtër Kërkimsh” në janar të vitit 2000 “Drejtues Kërkimesh”. Dr. Fatos Ylli ka punuar në Kombinatin e Tekstilit të Tiranës, mandej në Institutin e Fizikës Bërthamore në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë, ka të botuar 21 punim shkencorë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.