Faton Morina
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi në qershor të vitit 1956 në Arllat të Drenasit. Shkollën fillore e kreu në Drenas, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Prishtinë. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Prishtinë më 1980. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Mjekësisë-Klinika e Ortopedisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 2000 me temën: ”FRAKTURAT E KOCKËS SKAFEIDALE NË TERITORIN E PRISHTINËS”(kr). Mr. Faton Morina doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në maj të vitit 2002 me temën: ”NDIKIMI I MJEKIMIT OPERATIV NË POTENCIALIN BIOLOGJIK TË KËRDHOKULLËS TË ÇRREGULLIMI I SAJ ZHVILLIMOR”. Dr. Faton Morina së pari punoi si mjek në Gllogoc, mandej kaloi në Klinikën Ortopedike të Fakultetit të Mjekësisë të Prishtinës, e më 1987 u zgjodh asistent i Ortopedisë, kurse tash është ligjërues i lëndës kineziologjia klinike I në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Ka të botuara 10 punime shkencore si autor-koautor, ka qenë edhe shef i kësaj klinike.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.