← Shfleto

Faton Berisha

Doktor i shkencave të natyrës – matematikës

Lindi në shkurt të vitit 1968 në Prishtinë. Shkollën fillore të mesmen dhe FSHMN-Dega e Matematikës i kreu në Prishtinë më 1992. Studimet pasuniversitare i bëri në të njëjtin fakultet në Prishtinë ku edhe magjistroi në prill të vitit 1997 me temën: ”ZHVILLIMI I PËRAFRIMIT TË MIRË DHE MODULIT TË LËMUESHMËRISË NË VLERËSIMIN E KOEFICIENTIT FOURIER TË FUNKCIONIT ÇIFT “. Mr. Faton Berisha doktoroi në FSHMN në Prishtinë në korrik të vitit 1998 me temën: ”ZBATIMI I MODULEVE TË PËRGJITHSUARA TË LËMUESHMËRISË NË PËRAFRIMIN E FUNKCIONEVE ME POLINOME ALGJEBRIKE NË METRIKËN ME PESHË TË JACOB-it”. Dr. Faton Berisha së pari ka punuar si prof. në SHLP të Prishtinës, e mandej si ligjërues në Degën e Matematikës në FSHMN të Prishtinës. Dr. F. Berisha brenda 14.5 muajsh fitoi dy grada shkencore në matematikë (ky është rast i rrallë).

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.