← Shfleto

Fatmire Shllaku

Magjistër i shkencave të mjekësisë – stomatologjisë

Lindi në gusht të vitit 1953 në Sarajevë. Shkollën fillore dhe të mesmen (të Mjekësisë) i kreu në vendlindje. Fakultetin e Stomatologjisë e kreu në Sarajevë më 1978. Në të njëjtin fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Sarajevë në qershor të vitit 1987 me temën:”MBROJTJA E STOMATOLOGËVE NGA SËMUNDJET NGJITËSE GJATË PUNËS ME PACIENTË NË KUSHTET BASHKËKOHORE”(sr). Mr. Fatmire Shllaku specializimin e bëri në Fakultetin e Mjekësisë në Sarajevë në Degën e Stomatologjisë. Mr. Fatmire Shllaku punën si stomatologe e filloi në Sarajevë. Më 1980 u pranua në Fakultetin e Mjekësisë-Dega e Stomatologjisë në Prishtinë - ku tash është asistente në këtë degë të këtij fakulteti. Mr. Fatmire Shllaku ka të botuara 25 punime shkencore.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.