← Shfleto

Fatmir Bahriu

Magjistër i shkencave të teknologjisë

Lindi më 1941 në Gologozhdë të Strugës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen (Gjimnazin) në Pejë. Fakultetin Filozofik-Dega e Kimisë e kreu në Prishtinë më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin e Teknologjisë në Zagreb, ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1973 me temën: ”TRETMANI I UJIT INDUSTRIAL TË KOMBINATIT “KOSOVA”( PASTRIMI I UJRAVE INDUSTRIALE)”(kr). Mr. Fatmir Bahriu prej fillimit punoi si kimist - teknolog në Termocentralin “Kosova” A dhe B në Obiliq. Mr. F. Bahriu ka qenë edhe udhëheqës i Laboratorit në Termocentrale A dhe B, ka të botuara 5 punime profesionale dhe ka marrë pjesë në 5 projekte të pastrimit të ujërave industriale në Kosovë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.