Fatmir Agolli
Doktor i shkencave teknologjike – metalurgjisë
Lindi më 1932 në Tiranë. Shkollen fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Ohër, Fakulterin e Teknologjisë-Metalurgjisë e kreu në Beograd më 1957, në këtë fakultet edhe doktoroi në nëntor të vitit 1980 me temën: ”MEKANIZMI DHE KINETIKA E FËRGIMIT SULFATIZUES TË MANGANIT NGA RODOKROZITI I MBETURINAVE TË FLOTACIONIT TREPÇA”(sr). Dr. Fatmir Agolli së pari u punësua në Kombinatin “Trepça” të Mitrovicës, ku punoi thuaja gjithë kohën. Dr. F. Agolli ka qenë në specializim në: Bullgari, Rumuni, SHBA, BRSS dhe Gjermani. Pas specializimit u bë ligjërues në SHL Teknike dhe në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë në Mitrovicë, ku arriti prof. ordinar i lëndes Metalurgjia e metaleve me ngjyra. Dr. F. Agolli ka të botuara 18 punime shkencore në lëmitë të shkrirjes së metaleve, 16 punime si autor-koautor, ka qenë udhëheqës në shumë reperteve dhe drejtor i përgjithshëm i Kombinatit “Trepça” në Mitrovicë. Vdiq më 1987.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.