Fatbardha Hoxha-Fishta
Doktor i shkencave të filologjisë
Lindi më 1947 në Shkodër. Mësimet e para dhe të mesmet i kreu në vendlindje. Studimet e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe i kreu në Fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës më 1969. Sipas suksesit të treguar gjatë studimeve zgjidhet asistente në Institutin Pedagogjik në Shkodër. Më 1989 mbron tezën e magjistraturës dhe fiton titullin kandidat i shkencave të Filologjisë, kurse më 1993 doktoroi me temën:” HAKI STERMIDHI JETA DHE VEPRAT”. Dr. Fatbardhe Fishta në fillim ka drejtua departamentin e letërsisë në Universitetin e Shkodrës, mandej në atë universitet ka ligjëruar lëndën e Letërsia e Vjetër. Ka marrë pjesë në shumë tubime shkencore në vend dhe jashtë vendit. Dr. Fatbardha Fishta-Hoxha jeton në Shkodër.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.