← Shfleto

Fatbardha Babani

Doktor e shkencave të natyrës – biofizikës

Lindi në maj të vitit 1951 në Tiranë. Aty e kreu gjith shkollimin, pra edhe Fakultetin e Shkencave të Natyrës – Dega e Fizikës më 1975. Po aty edhe doktoroi më 1986 në fushën e biofizikës. Më 1994 mori titullin Asistent Profesor (Mjeshtër kërkimesh). Punoi si mësues i Fizikës në Ministrinë e Mbrojtjes, mandej bashkëpunëtor në Degën e Kimisë, kaloi në Akademinë e Shkencave të Tiranës. Është themeluese e Grupit të Biofizikës dhe e Sektorit Biokimi-Biofizikë në IKB (1980). Fatbardha Babani specializoi në Itali (Bari e Trieshtë), në Francë, Hungari dhe Kroaci. Ka marrë pjesë në kongrese në vend dhe jashtë. Është zavendëskryetare e Shoqatës Shqiptare të Biokimisë e të Biofizikës të Tiranë. Ka botuar dy tekste universitare, ka 84 artikuj si autore, 47 të botuara në revista të huaja 38 artikuj

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.