Faruk Salihu
Doktor i shkencave të historisë
Lindi në janar të vitit 1947 në Prishtinë. Shkollën fillore, të mesmen (Gjimnazin) dhe Fakultetin Filozofik – Dega e Historisë - i kreu në Prishtinë më 1974. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në Prishtinë në janar të vitit 1978 me temën:”RINIA E KOSOVËS ME 1945 – 1948”. Mr. Faruk Salihu doktoroi në Fakultetin Filozofik të Prishtinës në janar të vitit 1983 me temën: ”RINIA E KOSOVËS NË PERIUDHËN E PASLUFTËS 1948 – 1978”. Dr. Faruk Salihu punoi në Institutin e Historisë të Kosovës që nga viti 1974 dhe arriti deri te bashkëpuntor i lartë shkencor. Dr. F. Salihu ka shkruar punime shkencore dhe biografi të luftëtarëve të rënë në LNÇ. dhe ka botuar 8 punime shkencore dhe 2 kontribute të tjera.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.