Fan Stilian Noli
Doktor i shkencave filozofike – muzikës
Lindi më 1882 në Qytezë (Ibrik-Tepe) vendbanim me shqiptarë në Trakinë turke afër Adrianopolit. Mësimet fillestarare dhe të mesmet i mori në Edrene. Me të shkuar në Amerikë ndoqi shkollën e Gjuhës Angleze dhe më 1906 u emërua famulltar në Kishën e Gjergjit. Studimet e Artit i kreu më 1912 në Universitetin e Harwardit të Bostonit, mandej e kreu edhe Konservatoriumin e muzikës në Nju England. Në qershor të vitit 1945 doktoroi në filozofi në Universitetin e Bostonit me temën “HISTORIA E LINDJES SË AFËRME DHE RUSIA”. Noli themeloi gazetën “Drita” dhe Federatën “Vatra”. Ka qenë udhëheqës i Lëvizjes Patriotike të shqiptarëve në SHBA. Ishte kryeministër i Qeverisë Demokratike që doli nga Revolucioni i qershorit 1924 në Shqipëri. Noli njihet edhe si shkrimtar, dramaturg, muzikolog, përkthyes i spikatur dhe poliglot. Shkroi dhe botoi në 3 gjuhë, shqip, greqisht dhe anglisht. Noli tërë veprimtarinë e vet ia kushtoi jetës kishtare dhe ka dhënë kontribut të madh në shumë fusha të jetës e të shkencës, ka lënë ma tepër se 10 vepra të botuara. Vdiq në Fart Launderdale të SHBA më 1965. NOVOBËRDANI, Fr. VALERIUS Doktor i arteve aplikative Valerius Novobërdani rrjedh prej një familjeje nga Novobërda e Kosovës. Familja e tij me të shpërngulur nga Kosova kanë marrë mbiemrin Novobërdani. Valeriusi mësimet e para, të mesmet dhe ato të lartat i kreu në Itali ku e studioi Teologjinë, ku edhe magjistroi dhe u promovua si magjistër i teologjisë nga një Komision i caktuar në Gjysmën e dytë të shekullit XV. Pra, Valerius Novobërdani është magjistri i parë i promovuar që prej tij filloi të promovohen kandidatët me grada magjistër e doktor. Mr. V. Novobërdani më vonë doktoroi në lëmin e Artit Aplikativ. Dr. Valerius Novobërdani ka qenë profesor i teologjisë (Venerabilis sacrea theologie dominus-magister Valerius de Novomonte-ardinis Praediecopoure) ku i gjejmë në disa dokumente të Dubrovnikut dhe Vatikanit. Dr. V. Novobërdani ka qenë doktor i parë i Artit Aplikativ që më parë ka qenë magjistër i promovuar. Pra, Dr. V. Novobërdani është njeriu i parë me prejardhje nga Kosova, që i pari gradëm magjistër i promovuar i teologjisë dhe pastaj doktoroi në Degën e Artit Aplikativ, pra, llogaritet doktor i parë i Artit Aplikativ.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.