Faik Konica
Magjistër i letërsisë
Lindi më 1875 në Konicë (sot në Greqi) në një familje feudale shqiptare. Mësimet e para i mori në vendlindje në gjuhën turke, arabe e greke. Vijoi shkollimin në shkollën e jezuitëve të Shkodrës, pastaj në Stamboll në Liceun Perandorak Francez. Shkollën e mesme e kreu në Francë, kurse studimet universitare të Filozofisë, i kreu në Dizhon e Paris. Më 1912 mori gradën “Master” në letërsi në Universitetin e Harvardit në Amerikë. Në vitin 1897 Faiku u vendos në Bruksel dhe botoi revistën “Albania” në fillim vetëm shqip e frengjisht pjesërisht edhe turqisht. Më 1926 Mbreti A. Zogu e emëroi Faikun ministër të Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Konica pat lënë amanet që eshtrat t'i varroseshin në mëmëdhe, por edhe pse vdiq më 25 dhjetor 1942 në Vashington, amaneti i tij u realizua më 1995. Eshtrat i prehen në Memorialin e Rilindasëve në Tiranë. E ka të botuar një libër me përkthime përrallash të Lindjes. Ka edhe punime të pabotuara. Konica ka qenë kritik i ashpër.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.