Faik Hima
Doktor i shkencave të mjekësisë
Lindi më 1942 në Gjakovë. Shkollën fillore dhe të mesmen i kreu në vendlindje. Fakultetin e Mjekësisë e kreu në Beograd më 1969. Specializoi mjekësinë interne në Beograd, doktoroi në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës në korrik të vitit 1987 me temën: ”KORELACIONI NDËRMJET AKTIVITETIT CK DHE CK-MB NË SERUM, ECURIA DHE PROGNOZA E INFARKTIT TË MIOKARDIT”(sr). Dr. Faik Hima u zgjodh asistent i Mjekësisë Interne në Fakultetin e Mjekësisë të Prishtinës. Specializoi në Hjuston. Ka të botuara 73 punime shkencore si autor-koautor dhe është prof. ordinar i Mjekësisë Interne në këtë fakultet. Ka qenë drejtor i Klinikës Interne të Prishtinës.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.