Fahredin Bula
Magjistër i shkencave teknike – ndertimtarisë
Lindi më 1947 në Mitrovicë, shkollën fillore dhe të mesmen (gjimnazin) i kreu në vendlindje. Fakultetin Teknik-Dega e Ndërtimtarisë e kreu në Prishtinë më 1972. Studimet pasuniversitare i bëri në Institutin Seizmologjik të Shkupit ku edhe magjistroi në dhjetor të vitit 1983 me temën: ”KARAKTERISTIKAT DINAMIKE TË OBJEKTEVE TË QËNDRIMIT TË LIRË TË TIPIT” KULLA”-TYMTARIT TË TREPÇËS DHE PYRGUT TELEVIZIV NË TREBOVIQ”(ma). Mr. Fahredin Bula punoi në Kombinatin ”Trepça” në Mitrovicë, në SHLT, në Fakultetin e Xehetarisë-Metalurgjisë si asistent i gjeometrisë deskriptive, mandej si prof. i rregullt i SHLT në Mitrovicë.
Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.