← Shfleto

Fadil Sylejmani

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1940 në Bozavë të Tetovës. Shkollën fillore e nisi në vendlindje dhe e kreu në Tetovë, me provim pranues u pranua në SHLP-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe dhe e kreu në Prizren, Shkallën e Dytë të Fakultetit e kreu në Prishtinë më 1969. Studimet pasuniversitare i bëri në Fakultetin Filozofik-Dega e Albanologjisë në Beograd, ku edhe magjistroi në qershor të vitit 1974 me temën; ”GJUHA E LEKË MATRËNGËS.” Mr. Fadil Sylejmani doktoroi në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës në dhjetor të vitit 1989 me temën: ” E FOLMJA SHQIPE E MALËSISË SË TETOVËS”. Dr. Fadil Sylejmani më 1972 u pranua asistent për lëndën gjuha e sotme shqipe, ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës. Ka të botuara 5 vepra dhe 20 artikuj e studime. Dr. Fadil Sylejmani ka qenë nismëtar dhe dekan i parë i Universitetit të Tetovës.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.