← Shfleto

Fadil Raka

Doktor i shkencave të filologjisë

Lindi më 1944 në Kaçanik. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Normalen) në Prishtinë. Fakultetin Filozofik-Dega Gjuhë dhe Letërsi Shqipe - e kreu në Prishtinë më 1968. Po në këtë fakultet i bëri edhe studimet pasuniversitare dhe magjistroi në shtator të vitit 1977 me temën: ”STRUKTURA MORFOLOGJIKE E SË FOLMES SË QYTEZËS SË KAÇANIKUT” Mr. Fadil Raka doktoroi në të njëjtin fakultet të Prishtinës në korrik të vitit 1985 me temën:”E FOLMJA E KAÇANIKUT ME RRETHINË”. Dr. Fadil Raka së pari punoi si mësues në Kaçanik. Ishte zëvendësdrejtor dhe drejtor i Gjimnazit të Kaçanikut, Kryetar i Komunës, sekretar i BVI-së së Kulturës në Kaçanik, mandej kaloi në Fakultetin Filozofik si ligjërues i lëndës Historia e gjuhës Letrare Shqipe ku arriti deri te prof. ordinar i kësaj lënde në Fakultetin e Filologjisë të Prishtinës, ka qenë shef i Katedrës së gjuhës Shqipe, prodekan i këtij fakulteti dhe ka të botuara 40 punime shkencore (studime e artikuj).

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.