← Shfleto

Fadil Millaku

Doktor i shkencave të natyrës – biologjisë

Lindi në mars të vitit 1960 në Siqevë të Klinës. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen (Gjimnazin) në Klinë. FSHMN-Dega e Biologjisë - e kreu në Prishtinë më 1984. Studimet pasuniversitare i bëri në FSHMN-Dega e Biologjisë në Zagreb ku edhe magjistroi në tetor të vitit 1993 me temën: ”FLORA E MAJES SË RUSOLISË”(kr). Mr. Fadil Millaku doktoroi në FSHMN të Prishtinës në dhjetor të vitit 1999 me temën: ”FLORA SUABALPIKE DHE ALPIKE E ALPEVE SHQIPTARE (KOSOVË).” Dr. Fadil Millaku së pari punoi si mësimdhënës në Gjimnazin e Klinës, mandej zgjidhet asistent i Botanikës në FSHMN-Dega e Biologjisë - në Prishtinë, ku edhe arriti deri te docent i kësaj lënde në këtë fakultet. Ka të botuara 15 punime shkencore dhe 1 tekst universitar të përkthyer. Ka qenë në specializim në SHBA, dhe ka marrë pjesë në shumë simpoziume shkencore në vend dhe jashtë.

Të dhënat e kësaj hyrjeje mbulojnë periudhën deri në vitin 2000.